Ad imageAd image

Pogradec/ Arrestohet i riu, iu fut në automjet dhe i vodhi celularin turistit çek

1 min lexim

Një i ri është arrestuar në flagrancë nga policia e Pogradecit pasi i kishte vjedhur telefonin një turisti të huaj.

Autoritetet e këtij qyteti arrestuan në flagrancë shtetasin Arjan Spahollari, 32 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mashtrim”).

Dyshohet se i arrestuari ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular, në fshatin Niçë

- reklamë -
Ad imageAd image

Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Turisti falënderoi efektivët e Komisariatit të Policisë Pogradec për ndihmën dhe korrektësinë.,

Ndani këtë artikull