Ad imageAd image

Policia dhunon studentët e ngujuar në Fakultetin e Inxhinierisë, u hedh celularët

1 min lexim

Policia private ka tentuar të nxjerrë studentët jashtë ambienteve të Fakultetit të Inxhinierisë.

Në një video siguruar nga Politiko.al shihet punonjësi i policisë private, i cili i drejtohet studentëve ashpër dhe hedh në tokë me dhunë celularin e njërit prej të rinjve i cili po filmonte.

Pasi dështojnë te nxjerrin studentët, policia provate ka mbyllur me zinxhiri hekuri dyert e fakultetit duke lënë brenda pa ushqime dhe pa ujë rreth 50 studentë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Studentët prej ditësh tashmë janë ngujuar në fakultet, pa ngrohje dhe shpesh me ndërprerje energjie, ndërsa policia nuk ka lejuar që të futet ushqim brenda.

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre dhe shprehen se nuk do ndalen deri sa zëri i tyre të dëgjohet.

Ndani këtë artikull