Ad imageAd image

Policia e degraduar shqiptare/ Raporti i IDRA: Ryshfet dhe diferencime

1 min lexim

Policisë së shtetit i ngelet ende shumë punë për të bërë, për të rritur besimin tek qytetarët. Bazuar në të dhënat e raportit  të institutit për kërkime dhe konsulencë,  IDRA rezulton se vetëm 63% e të intervistuarve besonin se policia e shtetit po e bënë mirë punën e saj.

Ryshfeti, diferencimet, parandalimi i krimeve dhe vendimet e drejta ishin disa nga problematikat ku besueshmëria e qytetarëve ishte më e ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Qarqet ku rezultatet janë më të dobëta janë Kukësi, Fieri dhe Lezha ndërsa vendin e parë për rezultatet më të mira e mban Berati.

Rezultate më pozitive vihen re në qarkullimin rrugor ku 70% e qytetarëve mendojnë se do të ndëshkohen nëse do të shkelin rregullat e qarkullimit

- reklamë -
Ad imageAd image

Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të BE, të cilët kërkuan më shumë bashkëpunim mes policisë së shtetit dhe qytetarëve për përmirësimin e rezultateve   në punën e uniformave blu.

Ndani këtë artikull