Ad imageAd image

Policia ndëshkon shoferët, gara shpejtësie në rrugë dhe nën efekektin e alkoolit

3 min lexim

Ashtu si për çdo fundjavë, Policia Rrugore edhe gjatë kësaj nate ka konstatuar disa drejtues mjetesh që kapen në shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona se drejtonin mjetin në gjendje të dehur, njëri prej të cilëve u arrestua gjatë natës, e tre të tjerë të shtunën. Po ashtu janë penalizuar me heqje të lejes së drejtimit 13 shoferë për nivelin e alkoolit dhe 39 të tjerëve për shpejtësi.

“Në të gjitha rrugët të Tiranës. Policia Rrugore e Tiranës, vijon kontrollet me Drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

Pak momente me pare 36 vjecari A. M, u arrestua pasi u konstatua me Drager duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l testi i pare dhe 0.68 mg/l. 3 drejtues te tjere u arrestuan mbremjen e djeshme dhe oret e para te mengjezit te dites se shtune si dhe u pezulluan 13 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. Alkooli ne timon sjell shume probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdorn mjetet e transportit publik.”, thuhet në njoftimin në ‘Facebook’ të policisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 Sipas policisë gjatë fundjavës janë konstatuar edhe raste kur shoferët ecin me shpejtësi skëterrë, deri në 178 km/h. Një prej rasteve është ai i një 23-vjeçareje nga Tirana, e cila ecte me shpetësi në rrugën interurbane Tiranë –Durrës.

“Vijojnë kontrollet përgjatë fundjavës nga Policia Rrugore e Tiranës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 23 vjeçarja nga Tirana me 154 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 436.6 metra. Gjatë dy netëve në orët e vona të natës në harkun kohore 21.00 – 01.00 janë konstatuar raste të shumta të shpejtësisë deri në dy fish mbi limitet. E nga këto raste përqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtueseve femra ishte pothuaj e barabartë.

Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në 178 km/h. Per gjatë dy netëve 39 leje drejtimi të pezulluara Shpejtësi ✈që të vret jetën🚑.. 🚫✈🏡🚑❓❓❓❓🚔🚓✍✍”, thuhet në postim

Ndani këtë artikull