Ad imageAd image

“Policia që duam”/ Narkotrafikanti i Ramës kapet me “presh në duar”

1 min lexim

Vettingu në polici nuk ka frikësuar aspak narkotrafikantët që gjenden në rradhët e policisë shqiptare.

Në burgun e Fierit një gardian është arrestuar në flagrancë, pasi kishte lëndë narkotike me vete.

Adrian Haxhias, 48 vjeç, gjatë kontrollit fizik  i është vënë re lënda narkotike dhe pas ndalimit është  proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike e llojit hashash.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Ndani këtë artikull