Ad imageAd image

Prag TRAGJEDIE në Sarandë, shembet tarraca e ndërtesës ku po qëndronin tifozët, plagosen disa persona

1 min lexim

 

Momenti kur shembet ndertesa ne Sarande
Vendimi i tifozëve të Butrintit për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre nga tarracat e disa shtëpive të vjetra mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Tarraca e një prej ndërtesave ku po qëndronin tifozët sarandiotë është shembur, duke rrëzuar një pjesë të personave që ndodheshin sipër saj, të cilët janë plagosur.

- reklamë -
Ad imageAd image

Fatmirësisht dëmtimet kanë qenë të lehta dhe pa rrezik për jetën, por paniku në ato momente ka qenë i madh, pasi siç duket edhe në video, janë një numër i madh tifozësh që bien nga ndërtesa.

 

Ndani këtë artikull