Ad imageAd image

Pranga 17-vjeçarit, përndiqte një moshatare që u vetëhelmua

1 min lexim

Një 17-vjeçar nga Berati është vënë në pranga pasi rezultoi se përndiqte një vajzë moshatare me të. Adoleshenti është identifikuar me inicialet D.K, ndërsa e përndjekura është 17-vjeçarja A.Ç.

Kjo e fundit është paraqitur në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore, e vetëhelmuar me pesticide. 17-vjeçarja, për shkak të gjendjes së rënduar, u dërgua për ndihmë të specializuar në QSUT.

Nga hetimet rezulton se shtetasi i mësipërm e ka përndjekur prej disa ditësh duke i dërguar edhe mesazhe.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull