Ad imageAd image

Prej 10 ditësh e zhdukur, e moshuara gjendet e vdekur

1 min lexim

Një 76-vjeçare nga Elbasani është gjetur e vdekur pas 10 ditësh që ishte larguar nga shtëpia pa gjurmë.

Viktima është identifikuar si B. S., 79 vjeçe. Ajo është gjetur pa shenja jete pak metra larg shtëpisë, në lagje “Haxhias”.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull