Ad imageAd image

Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviç viziton qytetin e lashtë të Krujës

1 min lexim

Presidentja e Kroacisë, Sh S. Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç, në ditën e tretë të qëndrimit në vendin tonë me ftesë të Presidentit Meta, nuk mund të largohej nga Shqipëria pa vizituar edhe qytetin e lashtë të Krujës, kalanë e famshme dhe pazarin e vjetër të qytetit.

Gjatë kësaj vizite shtetërore të kreut të shtetit kroat, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Presidentja Grabar-Kitaroviç, duke vizituar muzeun e Krujës, vuri në dukje lidhjet e hershme historike e të miqësisë me dy vendeve dhe popujve, duke nënvizuar sidomos faktin mjaft domethënës se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe i biri, Gjoni, u shpallën “Qytetarë Nderi” të Republikës së atëhershme të Raguzës (Dubrovniku i sotëm).

Presidentja Grabar-Kitaroviç u njoh më nga afër me historinë e kryeqendrës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe me zakonet, traditat dhe punimet artistike të banorëve të zonës.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull