Ad imageAd image

Prindërit refuzojnë t’i çojnë fëmijët në shkollën ‘Emin Duraku’

1 min lexim

Pas tërmetit të 26 nëntorit, me urdhër të ministres së Arsimit, sot rifillonte procesi mësimor në zonat e prekura, përfshirë edhe Tiranën.

Por disa prindër, kanë zgjedhur që ti mos i çojnë fëmijët në shkollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku’.

Rreth 51 prindër i kanë dërguar ministres së Arsimit një shkresë, ku kërkojnë garanci për siguri në mënyrë që ti sjellin fëmijët në shkollë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas tërmetit 6.4 ballë, një pjesë e kësaj shkolle u mbyll për shkak të dëmeve. Nxënësit do të zhvillojnë mësimin turnin e dytë, në pjesën e godinës që është më e sigurt.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull