Ad imageAd image

Prokuroria ‘humbi’ provat/ Gjykata shpall të pafajshëm Suel Çelën për sulmin ndaj policisë

1 min lexim

Pasi prokuroria humbi provat, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot të shpallë të pafajshëm Suel Çelën, për akuzat e kundërshtimit dhe goditje të punonjësit të policisë.

Sipas gjykatës në ‘Audi-n’ që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Prania e Enea Bekteshit në makinë, provohet shenjat e gishtave, nga një përgjim ambiental dhe sipas prokurorisë vetë Bekteshi e ka pranuar një gjë të tillë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ndani këtë artikull