Ad imageAd image

Prokuroria kërkesë Mark BABANIT: Dorëzo shenjat e gishtërinjve

1 min lexim

Prokuroria i ka dërguar kërkesë kryebashkiakut të Vaut të Dejës Mark Babani për të paraqitur shenjat e gishtërinjve.

Kërkesa e organit të akuzës vjen disa ditë pas akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi se Babani ka përdorur 3 identitete të ndryshme gjatë kohës së emigrimit në Itali nga 1994-1999. Selia blu pretendeon se Babani është dënuar dhe dëbuar nga shteti fqinj.

Pas akuzave të PD-së, Babani deklaroi se do të padisë Bardhin për shpifje. Babani bëhet kryebashkiaku i tretë socialist që denoncohet nga PD-ja për falsifikim të formularit të dekriminalizimit pas Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut. Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Shkodrës pa e kryer betimin.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull