Ad imageAd image

Prokuroria mban peng dosjen e Balilit, “baroni” i drogës mund të vetëdorëzohet nëse dosja shkon në gjykatë

1 min lexim

Kelmend Balili vazhdon të jetë në kërkim që nga 12 maji I vitit 2016. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri, kjo edhe për shkak se përmendet vazhdimisht nga ambasadat e huaja në Tiranë.

Hetimet për Balilin në Shqipëri nuk kanë ecur, pasi prokuroria pretendon se organet greke vonojnë të dhënat. Dosja ende nuk është dërguar në gjykatën e Krimeve të Renda.

Gazetari Artan Hoxha thotë se Balili mund të dorëzohet në momentin që do dosja do të dorëzohet në gjykatë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Disa herë policia kryen operacione për ta arrestuar Kelmend Balilin, policia ofron shpërblim në 100 mijë euro për këdo që jep informacion për vendodhjen e tij.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull