Ad imageAd image

Protesta në Astir, banorët bllokojnë rrugën: Nuk i lejojmë të na prishin banesat

1 min lexim

Prej plot tre ditësh banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë vijojnë protestat e tyre duke kundërshtuar prishjen e  bizneseve dhe banesave të tyre për projektin e Unazës së Re.

Edhe pasditen e sotme, banorët kanë bllokuar rrugën dhe kërkojnë takim me qeverinë për zgjidhjen e çështjes së tyre.

Banorët shprehen se projekti është zgjeruar dhe prek 490 objekte dhe jo 300 sa thotë qeveria.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ata thonë se i kanë banesat në proces legalizimi, ndërsa nuk do lejojnë prishjen e tyre.

Ndani këtë artikull