Ad imageAd image

Qeset plastike – Përfundon afati i përdorimit, nga sot gjoba deri në 15 mln lekë

2 min lexim

Ka mbaruar koha e qarkullimit të qeseve plastike në treg, që prej datës 1 korrik do të merren masa ndëshkuese dhe do të penalizohen përdoruesit dhe prodhuesit e tyre. Vendimi i miratuar dy muaj më parë parashikon gjoba me vlerë 10 deri në 15 milion lekësh për ata që i përdorin pas afatit të lejuar.

Sipas vendimit të hyrë tashmë në fuqi parashikohet të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme me specifika të përcaktuara. Qeset e riciklueshme do të hidhen në treg nën kontrollin e ministrisë në pikat e shitjes së mallrave dhe produkteve vetëm kundrejt një pagesë të posaçme të identifikuar në faturën tatimore.

Vendimi përcakton sistem të shenjimit dhe identifikimit të ambalazheve të plastikës dhe inicialet e prodhuesit , shenjën e aditivit vetëshkatërrues si edhe elementë të tjerë të sigurisë si data, muaj dhe viti i prodhimit. Po veç kësaj, çdo ambalazh që ka një kontakt të drejtpërdrejtë me produktin ushqimor duhet të kenë shenjën përkatëse që është prodhuar për atë qëllim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë këtë informacion për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj me qëllim identifikim e atyre që janë në treg, në të kundërt do të penalizohen. Për kontrollin periodik, Këshilli i Ministrave ngarkon me përgjegjësi Agjencinë Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit.

Ndani këtë artikull