Ad imageAd image

Qytetarët ankohen për çmimet – “Nuk i përballojmë dot librat nga 2.500 deri në 7000 lekë”

1 min lexim

Qytetarët ankohen për çmimet e librave, që edhe këtë vit janë rritur me pothuajse 30% më shumë se një vit më parë, kjo rritje sipas ministrisë së Arsimit, është bërë për arsye të cilësisë së përmirësuar të teksteve por për shumicën e qytetarëve është e papërballueshme.

 Ata shprehen se janë të detyruar ti blejnë edhe pse çmimi i paketave arrin deri në 7 mijë lekë.

Ajo që vihet re këtë vit është se nuk ka mungesa në tekste shkollor, nxënësit kanë mundësi ti gjejnë të gjitha librat pranë pikave të autorizuara për shpërndarjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas çmimeve të afishuara edhe në shkolla, paketa e librave për shkollat 9 vjeçare shkon nga 2500 lekë për klasat e 5-ta, deri në 6200 lekë për ato të 9-ta.

Ndërsa për nxënësit në gjimnaze, çmimi i paketës së librave shkollor arrin deri në 7 mijë lekë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull