Ad imageAd image

Rama do nga NATO jastëkë dhe çarçafë, kërkesa tregon gjendjen e mjerë të emergjencës

2 min lexim

Rama do nga NATO jastëkë dhe çarçafë, kërkesa tregon gjendjen e mjerë të emergjencës
20:20, 29/11/2019

NATO, ka deklasifikuar dokumentin e kërkesës zyrtare të qeverisë shqiptare për ndihmë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Kërkesat e qeverisë shqiptare jane tregues i vërtetë i gjendjes mizerabël të fondit te emergjencave civile që ka në dispozicion Shqipëria, ndërsa rezulton që vendi yne nuk ka as sharra!…

Kërkesa e qeverisë shqiptare në adresë të vendeve anëtare të NATO-s konsistojnë në:

- reklamë -
Ad imageAd image

Sasia:

 

1. Tenda per 5-10 persona 1500

2. Tenda fushore 600

3. Streha të përkohshme 1500

4. Kuti të ndihmes së parë 1500

5. Jorgan 1500

6. Batanije 3000

7. Krevate për gjumë/krevate për fëmijë 3000

8. Krevat portativ 600

9. Çarçafë 1500

10. Jastikë 1500

11. Pompe kullimi uji/ pompa me kapacitet të lartë 150

12. Gjeneratore 100

13. Elektrik për koke/elektrik dore 900

14. Shkallë zgjatuese 60

15. Motorsharrë, hidraulik, gurë fresibël 30

16. Matrapik 30

17. Ura provizore 165

18. Produkte ushqimore (miell, vaj, oriz, makarona, sheqer, mish ne kuti, kripe, detergjent, sapun) 3000

19. Jastike ajri 25

20. Sharre elektrike 10

21. Mjete shpetimi 12

22. Kamera kerkimi 3

23. Mjete prerese hidraulike 15

24. Mjete per degjimin akustik 10

25. Imazhe termike 10

Në këtë dokument që është deklasifikuar nga NATO, mund të kuptohet qartë se në çfarë gjendje të mjeruar dhe tejet të papërgatitur gjendet qeveria e drejtuar nga Edi Rama në 6 vitet e fundit sa i takon emergjencave civile. Përtej faktit që vendi po përballet me një situatë të jashtëzakonshme dhe ne si media jemi munduar të tregohemi sa më mirëkuptues në raport me mijëra problematikat që kemi vënë re në raportimet tona maratonë, është e pamundur të mos nënvizojmë faktin se duke parë listen e kërkesave tejet elementare që qeveria shqiptare i ka bërë vendeve anëtare të NATO-s. Kërkesa që tregojne qartë se akoma perpara se të binte tërmeti i 26 nëntorit, në Shqipëri thjeshtë ka falimentuar shteti!.

Ndani këtë artikull