Ad imageAd image

Rama publikon pamjet 3D të Qytetit Studentit, ndjekësit e “masakrojnë” me ironi

1 min lexim

Në përpjekje për të qetësuar mijëra studentët që protestojnë prej ditësh, kryeministri Edi Rama publikoi një video 3D që sipas tij, planifikon ndryshimin e gjendjes në godinat e Qytetit Studentit.

Kjo është një nga tre pikat që studentët i kanë parashtruar qeverisë, ndërsa paralajmërojnë se do të rikthehet sërish në protesta.

Prezantimi në video, ka bërë që qindra komente të “shpërthejnë” kundër qeverisë në rrjetin social Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qytetarët përcjellin me ironi se në mënyrë 3D janë bërë edhe një sërë veprash të tjera si aeroporti i Kukësit, ai i Vlorës.

“Me këtë 3D i ke ber te gjitha, nga rrugët deri te aeroportet. Të rroj 3D-ja se për realitetin as djali jot i vogël nuk ka për t’i bërë”, shkruan një qytetare.

Kryeministri u ka kthyer përgjigj shumë prej tyre, komente të përcjella gjithashtu me ironi.

Screenshot_14.jpgScreenshot_13.jpgScreenshot_12.jpgScreenshot_11.jpgScreenshot_10.jpgScreenshot_9.jpgScreenshot_8.jpgScreenshot_7.jpgScreenshot_6.jpgScreenshot_19.jpgScreenshot_18.jpgScreenshot_17.jpgScreenshot_16.jpgScreenshot_15.jpg

Ndani këtë artikull