Ad imageAd image

Rama takim te Arkitektura, kush s’e ka emrin në listën paraprake s’lihet brenda (Video)

1 min lexim

Pas takimeve me studentë e pedagogë në fakultetin e Gjeologji-Minierave, në Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, kryeministri Rama do takohet sot me studentët e Fakultetit të Arkitekturës, aty ku nisi edhe protesta studentore.

Në këtë takim nuk lejohen të hyjnë studentët që nuk e kanë emrin nënjë listë paraprake siç tregohet edhe në videon që shoqëron lajmin.

E njëjta gjë u përsërit edhe në takimin e kreut të qeverisë me studentët e Universitetit Bujqësor, kurse në Vlorë hyrja ishte e lirë dhe në atë takim kryeministri e pa veten në pozita mjaft të vështira duke qenë se pjesa më e madhe e studentëve të pranishëm ishin ndër ata që kishin protestuar dhe ia vështirësuan jo pak Ramës takimin me qëndrimin dhe akuzat ndaj tij dhe qeverisjes socialiste.

- reklamë -
Ad imageAd image

Studentët kanë vijuar edhe sot protestën në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave, në të kundërt nuk kthehen në auditore.

Ndani këtë artikull