Ad imageAd image

Rezulton fals alarmi për eksploziv te policia në Vlorë

1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit u raportua për një makinë së cilës i ishte vendosur eksploziv pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë.

Por pas verifikimeve forcat xheniere deklaruan se në ‘BMW’ me targa AA 895 TX, nuk kishte lëndë plasëse.

Sapo mori njoftimin policia e Vlorës rrethoi zonën ku ishte parkuar mjeti në lagjen “Kushtrimi”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga ora 6 i mëngjesit deri në orën 10:00 pati një kontroll të detajuar nga forcat xheniere

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar për këtë rast pronari i makinës i identifikuar si Gazi Merkaj nga Fieri është shoqëruar për tu marrë në pyetje.

Ai është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar me 8 vjet burg për grabitje.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull