Ad imageAd image

Rrezikojnë jetën e pasagjerëve, bllokohen mjete lundruese “pirate” dhe jashtë standardeve

1 min lexim

Qindra turistë të apasionuar pas sporteve ujore, vihen në rrezik çdo ditë, pasi transportohen me mjete lundruese jashtë çdo standardi.

Përballë kësaj situatë, autoritetet kanë nisur një aksion për bllokimin e tyre, kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku janë identifikur mjete lundruese artizanale e pirate, të palicencuar nga institucionet përkatëse.

Siç bën të ditur drejtoria e Përgjithshme Detare, këtë të enjte ka nisur aksioni për bllokimin e tyre, në zonën e Komanit, Vaut të Dejës, liqenit të Shkodrës, ku janë konstatuar mjete artizanale, që kanë vënë dhe vënë në rrezik jetën e turistëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Policia, bënë të ditur, se operacioni vijon për identifikimin, gjetjen dhe bllokimin e mjeteve të tjera që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në këtë drejtim.

Ndani këtë artikull