Ad imageAd image

Rrëzohet në humnerë, humb jetën 44-vjeçari

1 min lexim

Një burrë ka humbur jetën ditën e sotme në periferi të Gramshit, pasi ka rënë në humnerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paradite në fshatin Lemnush, njësia administrative Skënderbegas. Te “Përroi i Dobrenjit”, 44-vjeçari A.J. është rrëzuar në një vend shkëmbor duke ka gjetur vdekjen, bëjnë me dije burime policore.

44-vjeçari, i cili kishte dalë për të kullotur bagëtitë, ka humbur jetën në vend, si pasojë e dëmtimeve të marra.

- reklamë -
Ad imageAd image

Hetimet vazhdojnë ende, megjithatë mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ndani këtë artikull