Ad imageAd image

Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Europë

1 min lexim

Situata aktuale në vend duket se po nxit largimin e qytetarëve nga Shqipëria dhe kjo konfirmohet nga rritja e numrit të kërkesave për azil në shtetet të Bashkimit Europian.

Sipas një raporti të publikuar nga Zyra Europiane e Suportit për Azilin, shqiptarët renditen pas qytetarëve nga Venezuela dhe Kolumbia.

Që nga janari i këtij viti, ndaj shqiptarëve janë marrë mbi 7 mijë vendime negative. Nga të gjitha aplikimet e këtij viti, rreth 7100 persona kërkuan azil për herë të parë në një vend të Bashkimit Europian.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull