Ad imageAd image

Rritet sërish bilanci i viktimave/ 22 të vdekur nga tërmeti

1 min lexim

Vijojnë të mbërrijnë lajme të rënda nga zonat më të prekura të tërmetit të sotëm.

Sipas Report TV, numri i viktimave në Thumanë, Durrës, në zonën e ish-Kënetës dhe Lezhë ka shkuar në 22, ndërsa janë mbi 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme.
Deri tani rreth 44 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerë.
Ushtria, forcat e policisë dhe Emergjenca Civile po gërmojnë në mes të rrënojave të 9 godinave në Durrës, Thumanë dhe në lagjen e Kënetës ku dyshohet që mund të jenë edhe shumë njerëz.

Po kërkohet aktualisht te tre pallatet e shembura në Thumanë, një vilë në Kënetë, dhe në Durrës hotel “MiraMare” , Hotel “Tropikal” , Hotel vila “Palma” , një pallat i fundosur dy kate nëndhe në lagjen numër 6, dhe një pallat në lagjen numër 18 pranë stadiumit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, lëkundjet e tokës vijojnë ende

Ndani këtë artikull