Ad imageAd image

Saimir Tahiri në burg apo i lirë? Beteja zhvendoset në Gjykatën e Apelit

1 Min Read

Ashtu siç u paralajmërua në seancën e zhvilluar tek Gjykata e Krimeve të Rënda ku u la në fuqi masa “arrest shtëpie”, për Saimir Tahirin, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pala mbrojtëse e Saimir Tahirit, avokati Maks Haxhiaj, do ta vijojnë betejën në Gjykatën e Apelit.

 

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Avokati i ish-ministrit ka dorëzuar sot kërkesën për të apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe kërkon rrëzimin e vendimit të dhënë të shtunën e kaluar.

Vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin e ka apeluar dhe Prokuroria, e cila që në fillim ka kërkuar masën më shtrënguese “arrest me burg” për ish-ministrin.

Kërkesa pritet të shqyrtohet brenda 10 ditëve, por ende nuk është vendosur një datë e saktë se kur do zhvillohet seanca.

Share This Article