Ad imageAd image

Sandër Lleshaj, 60 mijë dollarë për udhëtime jashtë/ Harxhimi i fundit për një foto propagande me rastin Alvini

1 Min Read

Rrjetet sociale e kanë ironizuar faktin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj fluturoi për propagandë drejt Bejrutit me rastin e lirimit të Alvin Berishës. Por këto fluturime kanë edhe kosto të rënda për taksapaguesit.

Drejtuesja e Open Data, Aranita Brahaj thotë se janë 60 mijë dollarë bileta. “Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë?

Nga 1 janari e deri sot Ministria e Brendshme ka paguar përmes thesarit për agjenci për transport ajror një shumë prej 6.25 milion lekë (me shume se 60 mijë usd) si Udhëtime Jashtë Vendit.

Në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin,” shkruan ajo.

- reklamë -
Ad imageAd image

6c9f0acb-fe13-4534-9f4a-8aa4d64a5cbd.jpg

Share This Article