Ad imageAd image

Sarandë, i helmuari me fostoksinë niset me helikopter drejt Tiranës

1 min lexim

Një 50 vjeçar nga fshati Gjashtë i Sarandës ka tentuar ti japë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë.

Familjarët sapo e kanë konstatuar, kanë bërë menjëherë transportimin e Sali Lekës në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Qendrës së Toksikologjisë në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pacienti ndodhet në gjendje të rëndë dhe shanset për të mbijetuar janë të pakta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sherbimet policore hetojne shkakun se pse 50 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës.

Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë që bëri transportimin e pacientit u ul ne stadiumin “Andon Lapa” te Sarandes ku do te fillonte miqesorja mes Butrintit e Tomorrit te Beratit, ndeshje e cila u shty me 15 minuta.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull