Ad imageAd image

Sarandë/ Ndalohet kamionçina mbushur me lopë (video)

1 min lexim

Mbrëmjen e së enjtes në fshatin Çukë janë kapur 29 krerë lopë pa matrikull dhe pa certifikatë lëvizje. Lopët transportoheshin nga Vrina drejt Patosit.

Për rrjedhojë AKU e Sarandës, zyra e bujqësisë dhe Krimi Ekonomik benë konfiskimin e tyre dhe tufa e lopëve u dërgua në qendrën e grumbullimit të kafshëve të gjalla në Fushë-Krujë.

Ende nuk dihet se nga ku kanë ardhur lopët, ndërsa E.H banor i Vrinës pretendon se i ka të vetat, ndërkohë që nuk disponon asnjë dokument. Policia ka dyshime që lopët mund të jenë vjedhur në Greqi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër AKU ka njoftuar strukturat e krimit ekonomik dhe Drejtorinë e Bujqësisë Vlorë për të vazhduar më tej me procedimin administrativ dhe penal për pronarin e kafshëve dhe dy drejtuesit e mjeteve, për shkelje të rënda të protokolleve zyrtare veterinare. “Theksojmë se këto shkelje e bëjnë jo vetëm të pasigurt, por të rrezikshme konsumimin e mishit. Investigimi vazhdon për origjinën e këtyre kafshëve të cilat dyshohet se vijnë nga shteti grek si dhe për shkelje të tjera edhe të veterinerëve zyrtare përgjegjës”,-sqaron AKU./ballkanëeb.com

Ndani këtë artikull