Ad imageAd image

Sekuestrohet 21kg mish në Përmet, shtetasi therte kafshë në oborrin e shtëpisë

1 min lexim

AKU ka sekuestruar 21 kg mish në Përmet dhe është kapur në flagrancë shtetasi, Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme.

Bëhet me dije shtetasi e ushtronte veprimtarinë e tij në një ambient të paregjistruar (në oborrin e shtëpisë së tij).

Në këtë mënyrë AKU I konfiskua 21 kg mish si dhe i’u sekuestruan veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.)

- reklamë -
Ad imageAd image

Mësohet se janë marrë masat administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull