Ad imageAd image

SHBA, shpenzime rekord të lobimit – Kryesojnë Google dhe Facebook, përballë betejave politike

2 min lexim

Google bëri të ditur në një formular tremujor se ka shpenzuar një nivel rekord prej 21.2 milionë dollarë në lobimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2018, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 18.22 milionë dollarë që preku në vitin 2012.

Në një formular drejt Kongresit, edhe Facebook tregoi se ka shpenzuar në nivelin më të lartë ndonjëherë në lobimin e qeverisë për 2018-ën, në 12.62 milionë dollarë.

Deputetët dhe rregullatorët në SHBA kanë caktuar rregulla më të ashpra të konkurrencës për të frenuar fuqinë e ofruesve të shërbimeve në internet si Google, Facebook dhe Amazon.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas analistëve, shqetësimet më të mëdha të investitorëve të teknologjisë janë qasjet rregullatore në SHBA, Europë dhe Azi.

Microsoft shpenzoi 9.52 milionë dollarë në lobim për 2018-ën, niveli më i lartë që prej vitit 2013.

Apple shpenzoi 6.62 milionë dollarë, poshtë rekordit të vitit 2017. Google bëri të ditur se ndër temat që ka diskutuar me rregullatorët në tremujorin e katërt përfshihej; teknologjia e kërkimit, reforma tatimore ndërkombëtare dhe mbi drejtësinë.

Gjiganti i teknologjisë ka qenë vazhdimisht ndër shpenzuesit kryesorë në Washington, paralelisht me disa kompani të operimit kabllor, kontraktorë të mbrojtjes dhe firma të kujdesit shëndetësor.

Ekzekutivi i Google, Sundar Pichai, që dëshmoi në muajin Dhjetor përballë panelit të Shtëpisë së Përfaqësuesve në SHBA, ka thënë se kompania e mbështet idenë e legjislacionit të privatësisë kombëtare.

Facebook bëri të ditur se diskutimi i “integritetit të zgjedhjeve” me zyrtarët e sigurisë kombëtare, ka qenë një ndër fushat e lobimit për tremujorin e katërt.

Ndani këtë artikull