Ad imageAd image

Shëndetësia në gjendje skandaloze/ Ja çfarë ndodh në Belsh

1 min lexim

Një klasë shkolle në fshatin Dushk të Belshit është  improvizuar për qendër shëndetësore ku është vendosur një krevat për të kryer injeksionet.

Kudo flitet për mjekësi falas, për kushtet e përmirësuar të mjekësisë por foto tregon realitetin e vërtet ku improvizimi në një klasë shkolle është gjithçka që ofrohet në atë që quhet Qendra Shëndetësore e fshatit Dushk të Belshit.

Nëse do të linim mënjanë kushtet e tmerrshme fizike dhe mungesën totale të aparaturave, në këtë zonë nuk vjen as mjeku, shërbimi ofrohet nga infermieria dhe në rastet e domosdoshme, banorët e kësaj zone kërkojnë mjek në Belsh.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në fshatin Dushk ka rreth një mijë banorë, të cilët shumë herë kanë kërkuar një qendër shëndetësore ku të marrin shërbim normal, por plotësimi i kërkesave të tyre ka konsistuar vetëm në ndërrimin e klasave, që shndërrohen në qendra shëndetësore.

Dhe jo vetëm godina, por nuk janë shtuar as shërbimet mjekësore, që duhet të ofrojë një qendër shëndetësore, përtej ambienteve.

Ndani këtë artikull