Ad imageAd image

Sherr me ish-dhëndrin, e plagos me sëpatë

1 min lexim

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Policia ka njoftuar se, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrit të tij S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, policia bën me dije se Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Blutë e Korçës thonë se autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull