Ad imageAd image

Sherr për pronën, 62-vjeçari godet me sëpatë fqinjin

1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vorë, ku një 62-vjeçar ka goditur me sëpatë fqinjin e tij, duke i shkaktuar për pasojë plagë të rënda.

Sipas njoftimit të Pol0icisë, 62-vjeçari është konfliktuar me fqinjin për shkaqe pronësie dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ka marrë sëpatën dhe e ka sulmuar.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa agresori është vënë në pranga.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull