Ad imageAd image

Shifra të frikshme nga Italia/ Shkon në 631 numri i viktimave, 168 vetëm 24 orët e fundit

1 min lexim

Shkon në 631 numri i viktimave në Itali për shkak të koronavirusit, janë 168 më shumë nga dita e djeshme (bëhet fjalë për persona me patologji të mëparshme).

Sipas komisarit të emergjencës Angelo Borreli, janë 8514 persona të sëmurë me koronavirus në Itali, 529 më shumë nga e hëna, ndërsa numri total i të infektuarve, përfshirë viktimat dhe të shëruarit është 10149. Të dhënat u publikuan në konferencën për shtyp të Mbrojtjes Civile.

Borreli tha gjithashtu se janë 1004 personat e shëruar pas marrjes së koronavirusit, 280 më shumë se dje. Ai informoi se janë 877 të sëmurë në terapi intensive, 144 më shumë se dje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Lombardia dhe Veneto kanë kërkuar të mbyllin gjithçka, përveç dyqaneve të ushqimit dhe farmacive për 15 ditë, për të penguar përhapjen. Dhe qeveria thotë se është e gatshme të ndërhyjë me masa më të ashpra, aty ku është e nevojshme. Nga ana tjetër konfindustria tregon shqetësim dhe kërkon të mos përkeqësohen rregullat. Njëqind restorante në Milano mbyllen vetë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull