Ad imageAd image

Shirat duke u pakësuar, në Veri priten reshje dëbore, ja zonat

1 min lexim

Reshjet e shiun në pjesën më të madhe të qarqeve priten të pakësohen, ndërsa në veri dhe veri-lindje ato do të zëvendësohen me reshje dëbore.

“Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Vlorë priten reshje mesatare. Ne zona të kufizuara reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Priten reshje në formë dëbore në Veri dhe në Veri-Lindje mbi 800 m”, parashikon IGJEUM.

TEMPERATURAT

- reklamë -
Ad imageAd image

Nesër (e mërkurë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 9 / 14 °C

në vendet malore: 4 / 8 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në veri të vendit.

Ndani këtë artikull