Ad imageAd image

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, në pranga 7 shqiptarë dhe 7 grekë (foto)

1 min lexim

Policia greke ka arritur një tjetër sukses në luftën kundër drogës. Pas shumë muajsh kërkimi ata kanë shkatërruar një organizatë kriminale që trafikonte drogë në rajonin e Thesalisë duke fituar shuma të konsiderueshme parash.

Siç raporton media greke EPT janë arrestuar 7 shtetas grekë dhe 7 shqiptare. Autoritetet greke sekuestruan 6 kg heroinë, dhe sasi të vogla kanabisi dhe kokaine.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan gjithashtu 6.140 euro, 2.200 lekë, 65 paund, gjashtë automjete, një motoçikletë dhe 21 celularë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia thotë se një prej drejtuesve te rrjetit, një 48 vjeçar shqiptar, e drejtonte aktivitetin qe nga burgu. Ai ishte arrestuar ne korrik te vitit te kaluar, për trafik droge.

Ndani këtë artikull