Ad imageAd image

Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në Athinë, në pranga edhe shqiptarë

1 min lexim

Një tjetër bandë e trafikut të kokainës shkatërrohet në shtetin fqinj, Greqinë ku mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Mësohet se roja bregdetare e Pireut ka zhvilluar një aksion në Athinë për goditjen e kësaj bande, ndërsa thuhet se është sekuestruar edhe një sasi e madhe kokaine.

Mediat greke raportojnë se operacioni vazhdon ende.

Zougla.gr shkruan se aksioni po kryhet nga grupi i famshëm i rojës bregdetare që para pak kohësh goditi grupin e trafikut e drogës për çështjen e njohur në Greqi si “NOOR1”.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull