Ad imageAd image

Shkundet Greqia, profesori: S’ka lidhje me tërmetin në Shqipëri

1 min lexim

Pikërisht një ditë pas tërmetit në Shqipëri, atëherë kur Greqia po diskutonte nëse ai do kishte efekt zinxhir në vendin e tyre, fqinjët tronditen nga një tërmet.

Tërmeti goditi pranë ishullit të Kretës dhe kishte një fuqi prej 6.1 ballë. Të dhënat e para thonë se nuk ka të dëmtuar nga tërmeti.

Sizmiologët kanë nxituar të qetësojnë banorët, duke thënë se nuk ka vend për shqetësim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Profesori Akis Tselentis tha se tërmeti nuk ka lidhje me tërmetin në Shqipëri.

“Është një tërmet i pavarur nga ai shqiptar edhe për shkak të thellësisë fokale- rreth 70 kilometra. Nuk do të ketë vazhdimësi. Një tërmet i tillë ndodh njëherë e përgjithmonë. Për më tepër, tërmetet e tilla ndjehen gjerësisht për shkak të thellësisë së madhe,” tha Tselentis

Ndani këtë artikull