Ad imageAd image

Shpërthejnë lejet e ndërtimit në Shqipëri

2 min lexim

Numri i lejeve të ndërtimit të miratuara ka qenë në rritje prej 3 vitesh tashmë, ndërkohë që ky bum po shoqërohet edhe me një bum investimesh, bazuar në vlerat që parashikojnë lejet e dhëna.

Kjo vlen veçanërisht për ndërtesat e reja jo për banim, ku vetëm në gjysmën e parë të vitit janë miratuar gati 8.3 miliardë lekë investime.

Investimet më të mëdha do të shkojnë për ngritjen e ndërtesave të reja industriale, të cilat kanë një efekt të dyfishtë pozitiv për ekonominë, pasi rrisin kapacitetet e sektorit të industrisë. Në periudhën Prill-Qershor, vlera e ndërtesa industriale kapi majën e viteve të fundit me 2.3 miliardë lekë investime të parashikuar për rreth 42 leje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në fokus të investime, veçanërisht pas shtimit të incentivave për strukturat akomoduese të turizmit, janë kthyer edhe hotelet dhe ndërtimet e ngjashme që do të presin turistë. Për këtë vlera e ndërtimeve të reja në këtë fushë arrin në 742 milionë lekë dhe nuk shfaq shenja ngadalësimi për të ardhmen.

Sa i përket llojeve të tjera të ndërtesave jorezidente, investimet mbeten të larta për ndërtesat tregtare, ndonëse në rënie të lehtë nga viti i kaluar. Ndërsa vlera e ndërtimeve të reja për zyra në këtë tremujor arriti në vetëm 92 milionë lekë, duke rënë ndjeshëm nga nivelet e vitit të kaluar, edhe pse duke kaluar tremujorin e dytë të 2017 dhe 2016.

Grafiku i mësipërm, i cili pasqyron edhe ecurinë në kohë të lejeve të vlerës së ndërtimeve, tregon një tendencë në rritje edhe për ndërtesat e tjera jorezidente, ku përfshihen ndërtesat si shkolla, objekte kulti, ndërtesa argëtimi, etj.

Sa i takon raportit me lejet e ndërtimit për banim, këto të fundit vijojnë të mbajnë vlerën më të lartë të investimeve, megjithëse hendeku është duke u ngushtuar vazhdimisht./scan

ndertimi

Ndani këtë artikull