Ad imageAd image

Shpërthim me tritol

1 Min Read

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Larushk  Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Policia e Durrësit bën me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e  ngjarjes, ndërsa po ashtu mësohet se janë shoqëruar në Polici 9 persona.

- reklamë -
Ad imageAd image

Blutë e Durrësit sqarojnë se grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article