Ad imageAd image

Shpëton nga ‘’njolla” Thanza, konfirmohet në detyrë Kostaq Beluri

1 min lexim

Është konfirmuar në detyrë prokurori Kostaq Beluri. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke qenë se Belurit nuk i janë gjetur shkelje në deklarimin e pasurisë dhe ka kaluar me sukses analizën profesionale.

Trupa gjykuese që gjykoi Belurin përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

E vetmja ‘’njollë’’ që duket se nuk është marrë parasysh nga ana e KPK-së ka qenë fakti që Kostaq Beluri ka pushuar çështjen e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës 2 vite më parë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Admir Thanza rrezikon të mos e kalojë procesin e vettingut, pasi akuzohet se ka marrë para nga një i afërm i një personi me probleme me drejtësinë. Pikërisht kjo është çështja që kishte pushuar dhe prokurori Beluri.

Vetë avokati i Thanzës tha se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori dhe se Thanza dhe personi me probleme me drejtësinë kishin marrëdhënie shumë të gjata familjare.

Ndani këtë artikull