Ad imageAd image

Shqipëria në listën e 10 destinacioneve me vlerë për tu vizituar në 2019

1 min lexim

 

Blogu më i njohur i udhëtimeve Lonely Planet ka përzgjedhur Shqipërinë në istën e 10 vendeve më me vlerë për tu vizituar në vitin 2019, ku përfshihen vende si Egjipti, Polanda, SHBA, Maldives, Slloveni, etj…

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Ja çfarë shkruan blogu i udhëtimeve Lonely Planet për Shqipërinë:

Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Evropës për një kohë. Është një ‘xhep’ i vogël  që fsheh vlera të mëdha, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe aspak e ngjashme me turmat e Malit të Zi në veri apo Greqia në jug.

Vendi ofron një mori ushqimesh të veçanta dhe darkimi është veçanërisht i ndryshëm nga vendet e tjera.

Përveç vendeve arkeologjike, si Apollonia dhe Butrinti, Shqipëria është unike nga vendet e tjera të Ballkanit. Influenca mesdhetare dhe Italiane nuk është sekret.

 Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni në mes të peizazhit të bukur malor, të qëndroni në fshatra  të vegjël dhe ku koha nuk ndihet fare, dhe të eksploroni kryeqytetin, Tiranën  që është as më pak dhe as më shumë si qytetet e tjera Evropiane. /Përktheu dhe përshtati 55news.al

Ndani këtë artikull