Ad imageAd image

Shqiptari në Itali/ Aksident në vendin e punës, shuhet babai i dy fëmijëve

1 min lexim

Aleksandër Thani, 63 vjeç, humbi jetën mëngjesin e djeshëm në një aksident në vendin e punës në Genola (Cuneo) të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, 63-vjeçari punonte për kompaninë e specializuar për më shumë se 45 vjet në ndërtimin e betonit të përforcuar, të parafabrikuar.

Thani ishte duke punuar me ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur, për shkak të shkaqeve ende të paqarta, ai u godit nga një vinç në kokë. Goditja rezultoi fatale dhe shqiptari ndërroi jetë.

Aleksandër Thani ka emigruar vite më parë në Itali. Ai lë pas bashkëshorten Elizabeta dhe dy fëmijë.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull