Ad imageAd image

Shtyhen edhe për tre muaj hetimet për Saimir Tahirin

2 min lexim

Shtyhen  për tre muaj hetimet për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish ministrin.  Kjo prokurori vijon të jetë në pritje të dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Katania.

Vonesa e përgjigjeve për dy letërporosi të nisura në Itali, në Katania, e Mal të Zi detyruan prokurorët e çështjes “Tahiri” të shtyjnë edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm.

Prokuroria ka dyshime se Saimir Tahiri ka udhëtuar drejt Malit të Zi me persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje. Ndërsa nga Italia pritet që të mbërrije dëshmia e Frederiko Silvestrit person i cili dyshohet se i ka shitur një mjet lundrues grupit të “Habilajve”. Vetëm pas mbërritjes së këtyre përgjigjeve prokuroria do të vendose nëse duhet ta dërgojë dosjen për gjykim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Po ashtu dosja pritet të plotësohet edhe me të dhënat për pasurinë e Tahirit dhe familjarëve të tij.

Grupi i Habiljave ndër vite ka trafikuar drejt Italisë të paktën 3.5 ton kanabis me vlerë tregu 20 milionë Euro. Dyshimet janë se e gjithë veprimtaria e Habilajve mbështetej tek bashkëpunimi me policinë e shtetit dhe dyshohet se një pjesë e përfitimeve monetare përfundonin tek ish-ministri i Brendshëm

Tahiri po hetohet në gjendje të lirë që prej muajit maj. Krimet e Rënda do të kenë kohë deri ne 17 Prill për të vendosur mbi fatin e kësaj dosje.

Ndani këtë artikull