Ad imageAd image

Shtyhet gjyqi për Shullazin

1 min lexim

Shtyhet për të dytën herë radhazi pretenca për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve. Seanca gjyqësore e radhës është caktuar për në datën 24 korrik ora 09:00.

Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale për të cilat akuzohen janë:

- reklamë -
Ad imageAd image

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull