Ad imageAd image

“Si do të ma bëni filmin kur t’më bien shkëmbinjët e t’më gjeni petull?!”

3 min lexim

Pesë anëtarët e familjes, Përlleshi, në Torovice të Lezhës shpëtuan për mrekulli, pasi dy shkembinj të cilët u shkëputën nga mali ranë vetëm 1 metër larg banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 20 nëntor. Fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar. Por frika dhe paniku ka qenë i madh.

Pjesëtaret e familjes Përlleshi tregojnë momentin e ngjarjes, teksa thonë se ndihen mjaft të rrezikuar nga rënia e gureve.

 

Gruaja e shtëpisë, Lina Perlleshi, tregon për Oranews: “Kisha hallin e vajzës. Mendova se ma zuri brenda. Kur i pashë që më dolën në oborr, thashë s’ka gjë,  vetëm shyqyr që më shpëtoi vajza. Nuk e kisha problem për veten as për burrin, vetëm kisha hallin e vajzës së vogël.

Ngjarja i riktheu në kujtesë tragjedinë e një viti më parë kur shkëmbi që u shkëput nga mali zuri poshtë makinën duke shkaktuar tre të vdekur. Njëra prej viktima ishte vajza e dajës e saj.

Lina Perlleshi“Ne që atëherë jetojmë me frikë dhe tani e përjetojmë në shtëpinë tonë

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor u bënë reshjet e shiut të rëna gjata natës, ndërsa gurët ranë pak metra para se të përplasen me murin e banesës, që mund të shkaktonin një tragjedi.

Prend Perlleshi: Unë shpëtova  por mbase nuk shpëtoj më vonë. Si do të më bëni këtë filmim? Pas tre ditësh ndoshta bien shkëmbinj e më gjeni petull.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë, të cilët panë nga afër situatën. 

Administratori i Balldrenit Soviljan Kosova thotë se Bashkia i ka kërkuar prej kohësh qeverisë që të ndërhyjë në këtë zonë, pasi gurët që bien nga mali janë një kërcënim serioz për jeten e banoreve.

Soviljan Kosova, administrator i Balldrenit: Me çdo situatë reshjesh dhe thatësire ne kemi shkëputje gurësh. Është shumë shumë e nevojshme ndërhyrjaVetëm institucionet e specializuara mund të ndihmojnë për të ndaluar tragjeditë”

Nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor një vit më parë u aksidentuan per vdekje 3 pjesëtarë të një familje. 

Shkëmbi që ra nga mali zuri poshtë makinën me të cilin po udhëtonin, ndërsa tragjedi të tilla mund të përsëriten nëse nuk do ketë ndërhyrje.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull