Ad imageAd image

Skandali/ 11 vjeçarin e zë porta e shkollës poshtë, drejtori e mohon si nxënës. I mituri në shtrat prej 9 muajsh

1 min lexim

Një nxënës 11 vjeçar vuan sot e kësaj ditë pasojat e një aksidenti fatal që i ka ndodhur në shkollë.

Mbi trupin e tij ka rënë porta prej hekuri e shkollës, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar fraktura të shumta në këmbë e kokë. Shkolla mohon se nxënësi është i tyre duke larguar çdo përgjegjësi nga vetja , ndërkohë që 11 vjeçari sot e 9 muaj dergjet në shtrat, pasi nuk mund të ecë.

Eriselda Pelivani denoncoi rastin e djalit të saj në Fiks Fare pasi e vetmja gjë që kërkon për të është vetëm drejtësia. Si nënë e vetme e tre fëmijëve ajo në pamundësi për ta përballuar jetën ekonomikisht, ka çuar djalin e saj asokohe 10 vjeç në shkollën “Shoqata Arsimore -Kulturore Sulejmanije”. 

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull