Ad imageAd image

Skandali i ilaçeve të talasemikëve, Shehu: Politikë e gabuar farmaceutike

1 min lexim

Reagon deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në lidhje me shqetësimin për heqjen nga rimbursimi i ilaçeve të talasemikëve. Deputeti i PD-së i është bashkuar shqetësimit të Shoqatës së Talasemikëve dhe Onko-hemoglobinopative të Shqipërisë duke thënë se kjo është politikë e gabuar farmaceutike.

Në një status në Facebook Shehu tregoi se medikamenti që e ka zëvendësuar Exjade, është generik, Enferox, prodhim turk. Po ashtu demokrati tha se ky është një gabim i madh, që sipas tij ul sigurinë medikamentoze në vendin tonë.

“Ky rast nuk është i vetmi, por një midis një shumice të implementuara kështu, pa asnjë konsulte me mjeket drejtues përkatës”-ka thënë Shehu.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Screenshot 1

Ndani këtë artikull