Ad imageAd image

Skandali seksual me studenten/ Dosja e profesorit të Elbasanit i shkon Krimeve të Rënda

1 min lexim

Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë në lidhje me çështjen e profesorit të Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili pak ditë më parë u shfaq teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të notës.

Kjo gjykatë ka caktuar që çështja në ngarkim të profesorit të arrestuar t’i kalojë tashmë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Më herët gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me 10 ditë, por  gjatë seancës së sotme, gjyqtari vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në “burg pa afat”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pedagogu i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi u  vu në pranga pasi u denoncua nga një emision investigativ teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje dhe i premtonte asaj se do ta ndihmonte për të kaluar në provimet e mbartura.

Tashmë kjo dosje do të shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pas kryerjes së hetimeve të detajuara, pritet të japë pretencën për pedagogun në fjalë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull