Ad imageAd image

Skena dhune mes të rinjve në mes të kryeqytetit

1 min lexim

Një tjetër skenë dhune është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kur për protagonist kanë qenë disa të rinj, të cilët janë përleshur me njëri tjetrin në rrugën 5 Maji, në kryeqytet.

Të rinjtë kanë ndaluar makinat në mes të rrugës, kanë dalë dhe kanë filluar të konfrontohen fizikisht me njëri-tjetrin.

Nga pamjet shihet qartë se përleshja është masive. Nuk dihen shkaqet e sherrit, por fatmirësisht mes tyre ka patur persona që i kanë ndarë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nuk është hera e parë që në Tiranë ndodhin të tilla skena. Më shqetësuesja është se të tilla konflikte ndodhin edhe nga nxënës shkolle, në mes të gjimnazeve, por jo vetëm.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull